Kënga “Sytë” e Sardi Strugajt e cila u publikua vetëm tre javë më parë, mund të themi me plot gojën se është bërë hit për të dashuruarit.
U përfol shumë si kënga e Andit dhe Teas, çifti i “Përputhen” të cilët kanë deklaruar se janë vetëm për njëri-tjetrin.
I ftuar në Stay Tunned në MCN Radio, me gazetaren Valbona Mhilli Sardi ka sqaruar nëjëherë e mirë këto thashetheme.
Sardi thotë se “Sytë” nuk është këngë vetëm për ta, por shpreson që Andi dhe Tea të kenë një dasëm që të mund tjua këndojë atje.
“Me çfarë kam dëgjuar dhe parë iu është përshtatur shumë kënga dhe më bëhet qefi. Le ta marrin ta bëjnë të tyren. Shpresoj të bëjnë një dasëm që tjua këndojë”, tha Sardi.
Etiketa: Andi dhe Tea Per'puthen, Sardi Strugajt