Aktualitet

“Ta fal që ke thyer karantinën nëse më jep lekë”/ Detaje nga arrestimi i 43-vjeçarit, vishej si polic (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:55 - 10/04/20 |
mapo.al

Prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19, por identifikohet dhe arrestohet nga Policia. Në pranga është vënë shtetasi Ismet Hada, 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.


“Ta fal që thyer karantinën nëse më jep para”, iu drejtohej ai qytetarëve në rrugë duke iu hequr si efektiv policie. Ai vishej me uniformë policie dhe lëvizte kryesisht në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha dhe u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit.


Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tij kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. 43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.



NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.


Etiketa: , , , ,

Pas