Ka bërë bujë sherri që plasi këto ditë midis Encës dhe Trejsi Sejdinit, pasi kjo e fundit deklaroi në emisionin “Why not” se Enca ishte sa trefishi i saj. Pas kësaj deklarate, këngëtarja e njohur reagoi nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory, ku i dedikoi Trejsit këto vargje:
“Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një ku*vë, dhe ne të gjithë të urrejmë ty.” Megjithatë, as Trejsi nuk ia përtoi diss-in, ku publikoi një video të vetën duke repuar, në të cilën shprehej: “Ku*vat po bëjnë diss? Këto ku*va t’a ëndërrojnë, S’je në pozitë të jesh në avantazh”.
Por këtë herë nuk ka qenë Enca që i ka kthyer përgjigje këtij thumbi të Trejsit, por motra e saj, Uindi. Nëpërmjet një videoje, Uindi shihet duke repuar, ndërsa i bën diss Trejsit, duke kënduar dhe një pjesë të këngës që Enca i dedikoi Miss-it.
“Po do famë ti, do me u kap ti, bën si njish ti, sikur drifty, edhe ty shpirti t’a priftë prifti. Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një ku*vë, dhe të gjithë të urrejnë ty”, këndon Uindi, duke përdorur edhe shprehjen e Trejsit “ta priftë prifti”, të cilën ajo e tha gjatë emisionit “Why Not”.