Aktualitet

Tabaku: Gara për rrugën Milot-Fier është e paracaktuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 09/07/20 |
mapo.al

Në një postim në Facebook Jorida Tabaku shprehet se gara për rrugën Milot-Fier është e paracaktuar. Sipasj saj është kompania greke GEK Terna.


Ajo e quan këtë garë si një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP.


Postimi i plotë i Tabakut:


Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna.


Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kēto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas