Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se brenda 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik.
“Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë“, shkruan Tabaku në statusin e saj.
Statusi i plotë:
Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.