Aktualitet

Tabaku: Qeveria e Ramës u ka dhënë 10 oligarkëve, 2100 tendera vitin e kaluar






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 01/10/20 |
mapo.al

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot në një intervistë për news 24 se Kryeministri Rama u ka dhënë 10 oligarkëve, 2100 tendera vitin e kaluar.


Këto 10 biznese që thotë Rama, janë 10 oligarkët e tij sepse ashtu siç e pranon edhe vetë dhe ashtu siç e tregon regjistri kombëtar i llogarive dhe i tatimeve dhe çdo bilanc zyrtar i dorëzuar të vetmet biznese që kanë qenë me rritje të fitimit kanë qenë bizneset që kanë marrë koncesione.


Norma më e lartë e fitimit është te koncesionet, shkon norma e fitimit deri në 50% ndërkohë që një biznes i vogël sot ul qepenin sepse nuk ka xhiro.



Po të marrësh 50% fitim do të paguash më shumë tatim fitim.


Këta 10 oligarkët që thotë Rama kanë marrë 2100 tendera vetëm vitin e kaluar. 1 në 3 tendera i kanë marrë pa garë”, u shpreh Tabaku.


“Ka një fakt të pranuar gjatë qeverisjes së Ramës është rrita e taksave dhe tatimeve me 4.2 miliardë euro për 7 vite që e kanë paguar një më një bizneset e ndershme dhe taksa progresive ka krijuar pabarazinë më të madhe të mundshme. Sot e gjithë pasuria në Shqipëri është e përmbledhur në 2.5% të njerëzve”, u shpreh më tej ish deputetja Tabaku.


Etiketa: , , ,

Pas