Aktualitet

Tabaku: Varfërimi i çdo familje shqiptare, vizioni ekonomik i Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:44 - 26/09/21 |
mapo.al

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se është rritur kostoja e produkteve në vendin tonë prej taksave të larta dhe se ka rënë konsumi i shqiptarëve për shkak të të ardhurave të ulëta.






Përmes një postimi në “Fecebook”, Tabaku shkruan se “varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës”.


Më tej, demokratja shkruan se një qeveri e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura për qytetarët.







“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës, përqendro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”,-shkruan Tabaku.






1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas