Aktualitet

Tahiri del nga seanca maratonë në gjykatë: Janë gënjeshtra, montim






               Publikuar në : 16:16 - 10/09/19 |
mapo.al

Saimir Tahiri ka dalë nga seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Seanca nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 16:00. Në një prononcim për mediat, ai përsëriti disa herë se gjithçka pretendon prokuroria janë të gënjeshtërta. Ai përsëriti disa herë fjalët “montim dhe gënjeshtra”.


” E patë vetë sa genjeshtra janë thënë… akuzohem se jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa policë, që ju e patë që ata nuk kanë qenë në detyrë në kohën që akuzohem. Kur kanë shkuar në detyrë, kanë denoncuar Habilajt dhe ky procedim penal është nisur nga policët në vartësinë time dhe nga ata që sot akuzohen bashkë me mua. Është vendimi i Antimafias që i dallon si të tilla këto akuza, si gënjeshtra. Janë gënjeshtra dhe sot u provuan me provat që nuk i kundërshton njeri”, u shpreh ai.

Sakaq, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur që seanca të vijojë më 19 shtator.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria ka kërkuar 12 vite heqje lirie për Tahirin, të vënë nën akuzë për tre vepra penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.  E njëjta kërkesë u bë edhe për Jaeld Çelën, ish-drejtorin e Policisë së Brendshme në kohën kur Tahiri ishte ministër.

 

 


Etiketa: , , ,

Pas