Aktualitet

Tahiri flet pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Avokati zbulon strategjinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 28/09/21 |
mapo.al

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vijojë përballjen me drejtësinë në Apelin e GJKKO. Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ai u shpreh se “do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”.






Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.


“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqëndrua në shkeljet proceduriale. 







U shpreh që procesi pa hyrë themelit, që ne ndajmë mendime të ndryshem, por kur flet Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues. Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi.




Lexo edhe :  Gjykata e Lartë firmos sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

Në tre pika kryesore Gjykata e Lartë ishin shkeljet, në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit në process penal, kanë dhënë vendim me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua. Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi.



Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje.

Çdonjeri që ka problem me drejtësinë do të shkëputet sa më shpejt. Jam apo s’jam i kënaqur e di unë. Unë e shoh më nga brenda drejtësinë. Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi”- tha avokati.

18


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas