Kryesore, Politika

Tahiri paralajmëron se do flasë, Zheji: Është djalë shumë i zgjuar, por është në hall

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shpërtheu në akuza ndaj prokurorëve, të cilët i bëri përgjegjës për përhapjen e lajmeve të rreme në media. Duke kërkuar hetimin e tyre, ai tha se dosja nuk ka më asnjë sekret hetimor dhe për këtë arsye procesi duhet të jetë i hapur.


Ish-ministri i Brendshëm e quajti absurde kërkesën e përsëritur të përfaqësuesve të organit të akuzës për zgjatjen e afatit të hetimeve.

“Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri,” tha Tahiri.

Kurse analisti dhe drejtuesi i emisionit “360 gradë” Artur Zheji duke folur për Saimir Tahirin, tha në studion e lajmeve të Ora News se është djalë i zgjuar, por është në hall të madh.

Saimir Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është në hall të madh. Por ama di ta fusë sondën shumë thellë, dhe po e nxori ai atë mineralin nga ajo thellësi të njohjes që ka si ish-ministër i Brendshëm për disa vite të rëndësishme, këtu bien disa qeveri rresht. Ai ekspozon veten ndaj një risku shumë të madh”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas