Aktualitet

Tahiri: Do të arrestojmë çdo vjedhës të energjisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 29/10/14 |
mapo.al

Saimir TahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka inspektuar sot aksionin e policisë për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.


Tahiri u shpreh  se ky operacion do të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë duke nisur kryesisht nga sipërmarrësit. Ministri tha se kjo është mënyra e qeverisë për të treguar se energjia nuk është mall pa zot.


“Operacioni i ndërprerjes dhe identifikimi i atyre që vjedhin energjinë elektrike është i suksesshëm. Do vijojmë në çdo cep të Shqipërisë për të prerë çdo mundësi të vjedhjes dhe të çojmë para përgjegjësisë penale ata që vjedhin dhe ata që ndihmojnë. Këta janë punonjësit e nga ana tjetër duke shkaktuar një dëm të madh, që është dhe vjedhja e energjisë elektrike. Ky është një operacion që do vijojë, kryesisht siç e kemi nisur nga sipërmarrësit. Rasti pas meje, është sipërmarrësi që e vjedh. Kjo është mënyra jonë për t’i dhënë fund Shqipërisë informale, dhe ti garantojmë që ky mall nuk është mall pa zot”, deklaroi Tahiri.





Pas