Ka rinisur operacioni për nxjerrjen e 8 fëmijëve dhe trajnerit të tyre, të bllokuar prej disa ditësh në shpellën e Tham Luang në Tajlandë.
Pasi u nxorën nga shpella 4 prej djemve mbrëmjen e së dielës, tashmë forcat e kërkimeve kanë nisur punën.
BBC raporton në hyrje të shpellës ndodhen 7 autoambulanca për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve.
Ekipet e shpëtimit vendosën të ecnin përpara me operacionin e rrezikshëm, pasi kishin frikë se do të rritej niveli i ujit.