Aktualitet

Takim me kryetarin Shehu, Meta: KLSH të funksionojë e pavarur dhe e pandikuar politikisht





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 14/07/20 |
mapo.al

Pas një takimi me kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehun, Presidenti Ilir Meta është shprehur se KLSH duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.


Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që KLSH t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.


Statusi i Metës:


Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.


Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Është tepër e rëndësishme që KLSH t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas