Aktualitet

Takim me strukturat e PR në Tiranë, Mediu: Jemi në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 16/12/20 |
mapo.al

Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Shkozë të Tiranës.





Kreu Republikan ka përshkruar situatën e vështirë që po përjeton sot vendi ynë nga mungesa e shtetit. Duke marrë shkak edhe nga zhvillimet e fundit kryetari i PR, Fatmir Mediu deklaroi se jemi në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën nga mungese e rendit dhe përdorimi politik i policisë.


“Kjo është situata që ka sot Shqipëria. Jemi në mungesën e shtetit sepse Rama shkatërroi konceptin e shtetit. Jemi në mungesën e pushtetit gjyqësor dhe të Parlamentit. Jemi në një varfëri dhe papunësi të madhe, në një pasiguri juridike. Jemi po ashtu edhe në një kërcënim të vazhdueshëm të jetës për shkak të pasigurisë në rend, por edhe problemeve që vijnë për shkak të trafiqeve të ndryshme, sidomos të trafikut të drogës, i cili tashmë është bërë dominant jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon”, është shprehur Fatmir Mediu.




Gjatë fjalës së tij para strukturave të Partisë Republikane, Mediu tha se një ndër problemet më të mëdha është largimi i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht ata profesionistë, të cilët janë edhe pjesa më aktive e shoqërisë. Ai nënvizoi se përballë këtij fakti, kemi një qeverisje që është indiferente.


Ndër të tjera, Fatmir Mediu shprehu nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve në debatin dhe jetën politike dhe më tej në qeverisje, duke e parë si zgjedhjen më të mirë për situatën që sot ka vendi ynë.


“Në këto vite janë mbi gjysëm milion shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë që i janë larguar Shqipërisë. Kjo do të thotë që ne kemi një problem shumë të madh social në vend. Kemi problem shumë të madh politik dhe një problem shumë të madh ekonomik, sepse është larguar pjesa më aktive e shoqërisë sonë; profesionistë, të rinj dhe të reja. Nga ana tjetër kemi një qeverisje që është krejtësisht indiferente, përballë këtij fakti. Ne kemi në dorë të ndryshojmë politikën. Ne kemi në dorë të ndryshojmë ekonominë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë shtetin. Pjesëmarrja aktive në debatin dhe në jetën politike, në konkurrimin politik dhe pastaj në qeverisje dhe administrim është zgjedhja më e mirë e situatës që ka vendi”, tha ai.

Lexo edhe :  Mediu: Ka tentativa për blerjen e votave, shqiptarët të zgjedhin të lirë

Duke rikujtuar një ndër arritjet me rëndësi të madhe historike gjatë qeverisjes së të djathtëve, siç është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Mediu u shpreh i bindur se edhe brenda 4 viteve të ardhshme, Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE-së.

“Duke vendosur si prioritet disa çështje, të cilat janë thelbësore dhe në interesin tonë, në radhë të parë kombëtar, pastaj për të vazhduar në mundësinë për ta bërë Shqipërinë Europiane dhe kam bindjen që në qoftë se do bëjmë reformat e duhura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, mbështetjen e biznesit, punësimin, zhvillimin e infrastrukturës, sektorët arsimorë, sektorin e shëndetësisë, të energjitikës, ne kemi shanset dhe mundësitë që brenda 4 viteve të bëhemi vend anëtar i Bashkimit Europian, ashtu siç u bëmë në 2005-ën brenda 4 viteve, vend anëtar i NATO-s”, tha kreu i PR-së.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas