Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra, pasi ka organizuar një takim politik në kundërshtim me protokollet e pandemisë Covid-19.
Braimllari e zhvilloi aktivitetin në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, dhe gjoba erdhi pas publikimit të fotografive në rrjetet sociale.
Në një komunikim për “Ora News”, Braimllari u shpreh se nuk ka dijeni zyrtare me shkresë për gjobën, ndërsa shtoi se takimi ishte konform rregullave, pasi të gjithë të pranishmit mbanin maska mbrojtëse.
Ai gjithashtu theksoi se aktivitete të ngjashme po organizohen edhe nga aktorë politikë e parti të tjera.
Postimi i Endrit Braimllarit në “Facebook”: