Aktualitet

“Takimet në terren e tregojnë qartë” – Bardhi: Fitojmë zgjedhjet më 25 prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 25/02/21 |
mapo.al

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi foli për frymën e sondazheve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit dhe për një rezultat të ngushtë, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e kundërshtoi.





Ai foli në emisionin “Real Story” në News 24 me fakte konkrete, duke iu referuar frymës që ka gjetur në terren, nga takimet me qytetarët në Elbasan ku është edhe drejtues politik i këtij qarku.


Sipas Bardhit, nuk ka dyshim se koalicioni opozitar del fitues në  zgjedhjet e 25 prillit.




“Për të parë frymën duhet të jemi në terren. Në Elbasan jo vetëm ka frymë për ndryshim, por takoj çdo ditë socialistë të ndershëm që mezi presin 25 prillin.


87% e shqiptarëve duan ndryshim, 81% janë më të pakënaqur me qeverinë, ka edhe elektorat që nuk e tregon votën ndryshe nga ata që e tregojnë hapur.


Ne nuk jemi ndarë nga LSI kemi zgjedhur taktikë elektorale që në pjesën dërrmuese të garojmë me dy lista që të maksimalizojmë votat, përfshirë edhe socialistët e mërzitur janë shumicë dërrmuese.

Ka edhe qarqe ku do hyjmë me listë të përbashkët, pas 25 prillit dalim koalicion qeverisës”,– tha ai.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas