Aktualitet

Takimi i dytë Kurti-Vuçiç, bisedime për hapat e mëtejshëm në procesin e dialogut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 19/07/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen sërish sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.






Ky do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçicit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi zyrtarisht.


Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë takimet.







Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, bisedimet midis Kurtit dhe Vuçiçit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.




Ndërkohë pak para takimit Përfaqësuesi Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajcak, deklaron se ka mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lexo edhe :  VOA: Vuçiç/ Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën


Në një postim në Twiter Lajçak shprehet se takimi i shkurtër me të dy liderët u mbajt për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.

Beogradi zyrtar insiston që Prishtina të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka theksuar se një numër i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, nuk po zbatohen si duhet nga Beogradi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas