Aktualitet

Takimi i Shehajt në Shkodër, anëtarët e paktë kritikojnë kandidatin për kryetar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:13 - 27/05/21 |
mapo.al

Kandidati për kryetar në PD, Agron Shehaj, ka zhvilluar sot takimin e parë në Shkodër. Rreth 20 anëtarë kanë marrë pjesë në takim. Shumë karrige duket që kanë mbetur bosh, edhe pse në takim merrnin pjesë veç anëtarëve, edhe disa drejtues të PD, përgjegjës për organizimin e takimit, disa anëtarë të stafit të Shehajt.






Shumica e pjesëmarrësve anëtarë që morën fjalën shprehën mosbesim tek Agron Shehaj dhe dy standardet e treguara, pasi nga njëra anë pranohet qe ka pasur vjedhje votash, nga ana tjetër bëhet përgjegjës Lulzim Basha.


“Në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur blerje masive votash, por një nga arsyet kryesore pse ne humbën zgjedhjet është se shqiptarët nuk na besuan se ne do të qeverisnim më mirë se Edi Rama.”- ishte teza kryesore e Shehajt.







Shumica e anëtarëve nuk e përkrahën këtë qendrim. Pyetjet e tyre e tregojnë distancimin nga qendrimi i Agron Shehajt.



Anëtar i PD 1: Mesa shoh, ju e paskeni pranuar dhe mirëpritur rezultatin, ndërsa unë nuk e pranoj rezultatin. Më duket e përshpejtuar kjo garë.



Anëtar PD 2: Dëgjova vetëm Basha, Basha, Basha. A je edhe ti pjesë e humbjes? Kaq doja të dija prej teje. Në rast se je pjesë e kësaj humbje, atëherë çfarë kërkon më tepër, e sidomos në Shkodër, se vetëm Basha, Basha, Basha nuk shkon.

Anëtar PD 3: Si mendon ti se na çon drejt fitores, duke e pranuar vetë se votat janë blerë dhe prej 2013-ës ne e dimë shumë mirë që blihen masivisht. Si do t’u dalësh përballësh? Duhet të kesh një projekt. Jam dakord që lidershipi duhet të ndryshojë, siç ndodh në vendet perëndimore, por kur një lidership që është përballë një shteti të kapur në të gjitha drejtimet, ky lidership nuk ka si të mbajë përgjegjësi në këtë aspekt.

Anëtari PD 4: Ju kam ndjekur që keni folur për kundërshtitë që keni patur për disa vendime të mëdha të partisë. Kur dhe ku ka qenë kjo? Ju dorëzuat mandatin dhe nuk ju pamë që kundërshtuat.

Anëtari PD 5: Mendoj që Basha duhet të largohet dhe ti të fitosh, sepse ai bëri marrëveshje me Edi Ramën në 2017.

Anëtari PD 6: Pas 13 Qershorit, ju si kandidat a do të jeni për rritjen dhe forcimin e PD, pa hatërmbetje?

Anëtari PD 7: Ju flisni për meritokracinë. Ju keni ardhur para 4 vitesh në PD. Çfarë meritash keni ju në krahasim me demokratët e Vlorës që i zutë vendin dikujt që e meritonte në Vlorë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas