Aktualitet

Takimi/ Idrizi: Në krah të Shoqërisë Civile për kufirin detar me Greqinë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:55 - 22/09/20 |
mapo.al

Përfaqësues të shoqërisë civile të akademisë alternative shkencore “Rrënjët Tona” patën një takim më kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sekretaren e përgjithshme, Mesila Doda dhe kryetarin e fondacionit ” Hasan Tahsini, Alket Veliu, për të diskutuar në lidhje ma marrëveshjen e ujravë midis Shqipërisë dhe Greqisë.


Shqetësimet thelbësore të rëndësishme të influencuara nga politika e çastit si dhe mungesa e informimit mbi këtë cështje të nxehtë ka nxitur shoqërinë civile të kërkojë mbështetjen për të mbrojtur vlerat , kufijtë, sovranitetin e vendit.


Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se vlerëson rolin e shoqërisë civile në mbrojtje të kauzave kombëtare. Ai theksoi se “kompleksi i Shën Naumit” nuk duhet të shoqërojë më përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe se vetëm reciprociteti, dinjiteti dhe argumenti mund t’i çojë padyshim marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë të jenë marrëdhënie të mira, funksionale, të fqinjësisë së mirë, po sigurisht pa harruar atë që është e rëndësishme që është axhenda shqiptare.



Heqja e ligjit të luftës, që mban të mbërthyer si një atavizëm shumë i madh marrëdhëniet midis dy vendeve, përtej efekteve shumë të mëdha pronësore, që ka të bëjë me pronat e shqiptarëve, me “Çështjen Çame” janë çështje që duhet të diskutohen.


Debati midis Greqisë dhe Shqipërisë për detin e brendshëm, për detin territorial është një debat që nuk duhet të ekzistoje sepse kufijtë e Shqipërisë janë të sanksionuara dhe të vendosura që në vitin 1913.


Përfaqësuesi i shoqërisë civile të akademisë alternative shkencore “Rrënjët Tona”, Sazan Guri u shpreh se:

“Dy popujt tanë ekstrem siç është Çamëria dhe Kosova janë dy popujt më të vuajtuar, që kanë mbajtur barrën më të rëndë në përplasjet që unë i cilësoj se Çamëria dhe Kosova kanë ruajtuar atë që ne jemi sot. Ne boll kemi humbur nga padrejtësitë e së kaluarës, por nuk mundet sot që ne me diturinë, me argumenta, me njerëz që dinë, të humbim përsëri.

Kemi kuptuar që këta që kemi në qeverisje mund ti quash edhe të uruar edhe baraz aq të mallkuar, për arsye se kanë anashkaluar çdo institucion që ka diturinë. Ne e kemi shprehur shqetësimin edhe tek Presidenti edhe tek zoti Rama dhe kemi bërë kërkesë, por edhe tek ju, se nëse nuk bëhemi pjesë e këtij mendimi atëherë ne do ti drejtohemi qytetarëve, popullit shqiptar, për ta çuar këtë nga një e keqje emadhe në një të mirë të madhe për vendin”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas