Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit informal që zgjati për tre orë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se me kryedemokratin ka diskutuar për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kim shkruan po ashtu, se në këto zgjedhje, të gjitha partitë duhet të sigurohen që të gjithë kandidatët të jenë të pastër.
SHBA, sipas ambasadores, do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Statusi i Kim:
“Sonte u takuam me kryetarin e PD / Lulzim Basha. Diskutuan rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të kenë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.”
Met w/DP Chairman @lulzimbasha_al tonight. Discussed the essential role of the opposition in democracy, opposition’s views on main issues, and preparations for April 25 election. All parties must ensure clean candidates. 🇺🇸 will do its part to support free & fair elections in 🇦🇱.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 19, 2020