Aktualitet

Takimi me Drejtuesit e Shoqatës së Turizmit, Basha: Mbështesim 5 kërkesat e tyre ndaj qeverisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 05/05/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Në takim, Basha është njohur me shqetësimin e thellë për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga Qeveria për sektorin e turizmit.


Në një njoftim zyrtar të PD, thuhet se sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit.


“Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.


Veç humbjeve të muajve të karantinës, shumica e prenotimeve për sezonin e ri janë anulluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga kreu demokrat.


Në vijim, Basha thekson se PD mbështet kërkesat Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ndërsa kërkon nga Qeveria të garantohet ndihma financiare me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve, të jepet subvencionim i plotë dhe në kohë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, të sigurohet likuiditeti përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin, të anullohen/shtyhen detyrimet tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht si në kohë “normale”, si dhe të bashkëpunohet ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera fqinje, për të garantuar flukse të ndërsjellta turistësh dhe shtuar mundësitë për turizmin shqiptar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas