ShowBizz

Takimi me familjen mbretërore: 10 rregullat strikte që duhet t’i zbatojnë të gjithë, edhe VIP-at








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 22/11/20 |
mapo.al

Kujdesi me ekipin e sigurisë


Shumica e rregullave të protokollit kanë të bëjnë me sigurinë dhe për shkak se sigurimi i familjes mbretërore ka shumë punë për të bërë, është më mirë që njerëzit të mos shkaktojnë probleme kur janë pranë tyre.


Duhet të mbërrijnë herët



Sipas rregullave, mbretëresha duhet të jetë personi i fundit që arrin në një event. Për shembull, ajo shkoi në dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle vetëm 5 minuta para nuses.


Nuk duhet ta prekin kurrë një mbretëror


Pavarësisht sa miqësore është biseda, është shkelje serioze e protokollit të preket një anëtar i familjes mbretërore. Jennifer Lopez ndoshta e harroi këtë kur u takua me dukën dhe dukeshën e Cambridge-t.

 

Nuk duhet të flasin, në rast se nuk u ka folur dikush

Sipas protokollit, nuk duhet të fillohet një bisedë me një anëtar të familjes mbretërore derisa të jenë shtrënguart duart me ta. Zakonisht, mbretëresha përshëndetet e para.

Duhet të mbajnë kontakt me sy

Anëtarët e familjes mbretërore zakonisht mbajnë kontakt me sy me njerëzit gjatë një bisede. Kjo është arsyeja pse duhet bërë e njëjta gjë, në shenjë respekti. Shumë njerëz nëpër media folën për këtë rregull pasi kryeredaktorja e American Vogue, Anna wintour, u pa duke folur me Elizabeth II pa hequr syzet e diellit. Shumë njerëz menduan se ishte mungesë respekti. Por, duke gjykuar nga fotoja, biseda duket e këndshme. Madhëria e saj madje po buzëqeshte.

 

Nuk duhet t’u drejtohen në emër

Në prezantimin me mbretëreshën, duhet të përdoret “Madhëria Juaj”, ose “Lartësia Juaj” për anëtarët e tjerë.

 

Duhet të ngrihen nëse ngrihet mbretëresha

Nëse mbretëresha ngrihet, të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe të tjerët. Nëse ajo përfundon ushqimin, të tjerët nuk duhet të vazhdojnë së ngrëni.

 

Nuk duhet t’u kthejnë shpinën

Rregullat e mirësjelljes i ndalojnë njerëzit që t’i kthejnë shpinën mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Kjo është shkelje e madhe e protokollit.

 

Nuk duhet të largohen nga një event, para mbretëreshës

Njerëzit nuk mund të paraqiten në një event, të shohin mbretëreshën dhe të largohen. Por duhet të qëndrojnë atje derisa mbretëresha të vendosë të largohet, kohë në të cilën janë të lirë të shkojnë.

 

Nuk duhet të bëjnë selfie ose të kërkojnë autograf

Rregullat e sigurisë i ndalojnë anëtarët e familjes mbretërore të bëjnë selfie me fansat e tyre (edhe nëse janë vërtet njerëz të famshëm). Ata gjithashtu nuk mund të japin autografe.

 

Nuk duhet ta teprojnë me veshjen

Nuk ka asnjë kod veshjeje për takimin me mbretëreshën, por ekziston një rregull – pamja duhet të jetë konservatore. Marilyn Monroe ndoshta nuk e mori këtë informacion kur u takua me mbretëreshën në vitin 1956. Gjithashtu nuk është mirë të veshin ngjyra të ndritshme, sepse anëtarët e familjes mbretërore zakonisht i zgjedhin vetë që të dallohen lehtësisht.

 

Nuk duhet të refuzojnë ftesën e mbretëreshës

Kur aktorja Hellen Mirren refuzoi ftesën e mbretëreshës Elizabeth II u bë një skandal i madh në media. Shkaku i Mirren ishe fakti se gjatë asaj periudhe, po punonte me një film. Ftesa mund të refuzohet, por arsyeja duhet të jetë madhore dhe të mos duket si mungesë respekti.

 


Etiketa: ,

Pas