Aktualitet

Takimi me Glover, Basha: Ka vetëm një rrugë për daljen nga kriza














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 15/10/19 |
mapo.al

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar pas takimit me Shefen e Misionit të ODIHR, Audrey Glover se reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për daljen nga kriza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat ka dhënë detaje nga takimi me përfaqësuesen e lartë të ODIHR, e cila kryesoi delegacionin e vëzhguesve për votimet e 30 qershorit.






“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri. Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, thekson Basha.

Lexo edhe :  Dega 5 sërish kundër Bashës: Mashtroi për emrat, votuan socialistët







<
>
Basha glover1 Basha glover2 Basha glover5 Basha glover4 Basha glover3

Foto nga takimi i Bashës me shefen e ODIHR, Audrey Glover




OSBE/ODIHR publikuan disa javë më parë raportin përfundimtar për 30 qershorin. Dokumenti evidenton një mori problemesh ditën e votimit dhe gjatë numërimit, ndërsa thekson gjithashtu se qytetarët u privuan nga mundësia për të zgjedhur, për shkak se në më shumë se gjysmën e bashkive kishte vetëm një kandidat. Votimet e 30 qershorit u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës e cila pasi dogji mandatet parlamentare në shkurt të këtij viti nisi protestat me kauzë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas