Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin me komandantin e KFOR lidhur me situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kurti zbuloi për mediat se me komandantin janë vazhdimisht në kontakt dhe mohoi të ketë përgatitje për ndërhyrje nga KFOR.
“Diskutuam me komandantin e KFOR për situatën e sigurisë. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, por të sigurisë. Unë dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa u konsultuar me policinë. Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR, kam biseduar dje edhe me Sekretarin e NATO-s dhe Borell.
Jemi të hapur për bisedime. Në çdo moment që organizohet takimi do të shkojmë në Bruksel. Komandanti i KFOR është në kontakt edhe me kryetarët e komunave në veri të Ibrit.
Në këtë mënyrë të rikthehemi në paqe dhe siguri të plotë. Bashkëpunimin e kemi jo të përditshëm por ndonjëherë edhe çdo orë. Qytetarët i ftoj për qetësi dhe durim. Institucionet janë duke i kryer punët,” u shpreh Rama.
LEXO EDHE:
Kurti me Ramën: Të hiqen barrierat mes dy vendeve, mbledhim qeveritë në nëntor