Aktualitet

Takimi me Kurtin – Lajçak: Diskutim konstruktiv për dialogun dhe të ardhmen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:23 - 02/03/21 |
mapo.al

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dje ka mbërritur në Prishtinë, ku vizitën e tij e ka nisur duke takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.





Përmes një postimi në Twitter Lajçak zbulon dhe temën kryesore në këtë takim.


“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.




Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media. Ndërsa, kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas takimit tha se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.


Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

Lexo edhe :  Kurti: Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, është shprehur Kurti.

Pas Kurtit, zyrtari i BE-së është takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett si dhe me me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas