Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin. Përmes një njoftimi për mediat, zyra e shtypit informoi se në takim është folur për reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë. Rama shoqërohej nga Gent Cakaj dhe Elisa Spiropali.
Deklarata e plotë e zyrës së Kryeministrit Rama:
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikes Federale te Gjermanise Angela Merkel. Ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.
Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmerine e vazhdimit te dialogut mes Kosoves dhe Serbise drejt normalizimit te plote te marredhenieve mes dy vendeve”.
Statusi i Spiropalit në facebook:
Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon.