Kryetarët e partive të vogla të opozitës, Mediu, Dule, Ndoka, Duka e Shehi kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme me ambsadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Në përfundim të këtij takimi, Fatmir Mediu tha se “kërkojnë që Meta të ulë në një tryezë përfaqësuesit e të gjitha partive politike”.
Më tej ai shtoi: “Ka ardhur koha për zgjedhje të ndershme dhe çdo lojë tjeter është shkatërruese për vendin. Të negociojmë me të gjitha palët, edhe Sorecës i kërkuam të mbështesë dialogun për interesat e vendit”.