Policia e Durrësit njoftoi sot se i ka vendosur një masë administrative kreut të PD-së, Lulzim Basha, por edhe i ka hequr patentën, apo lejen e drejtimit të mjetit.
Sipas një njoftimi zyrtar, përveç kreut të PD-së, që policia e identifikon me inicialet L.B janë gjobitur dhe u është hequr patenta edhe 10 qytetarëve të tjerë.
“Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, A.H.
Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE:
Takimi me tregtarët, Policia e Durrësit procedon kreun e PD Lulzim Basha