Aktualitet

Takimi me tregtarët, Policia e Durrësit procedon kreun e PD Lulzim Basha





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:09 - 14/05/20 |
mapo.al

Policia e Durrësit procedon penalisht kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas takimit me tregtarët. Mësohet se procedimi ka nisur me akuzën “per shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.


Procedimi ka ardhur pas takimit të tregtarëve në ambiente të mbyllura. Ndërkohë nuk ka ende një komunikim zyrtar nga policia e Durrësit.


***


Kujtojmë se sot, kreu i PD Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me qytetarët, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe pandemia e ka thelluar më shumë krizën ekonomike.


Sipas Bashës, janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria, ndërsa shton se rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore.

LEXO EDHE: 

Basha zbret në Durrës: Qytetarët të goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia


Etiketa: , , , , , ,

Pas