Kryesore

Takimi vendimtar: A po bie teza Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës?





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 12/03/19 |
mapo.al

Një ditë më parë, gazeta Der Standard citonte ekspertin Joseph Marko, që shprehej se teza e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do cenonte jo vetëm rajonin, por edhe paqen ndërkombëtare. Por teksa Marko bënte këto komente, në Kosovë kishin mbërritur dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel.


Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg u takuan me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, që po mban një qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve.



Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar ata me kryeministrin, por mediat serbe dhe kosovare thonë se këtë herë, ata janë shprehur në favor të Haradinajt. Kujtojmë se ky i fundit është vendosur nën presionin e SHBA për të pranuar një zgjidhje me Serbinë.


Pas vizitës në Prishtinë, këshilltarët e Merkel takuan kryeministrin Serb, Aleksandër Vuçiç. Sërish mediat nuk publikuan detaje, por gazeta Blic shkruan se “sipas burimeve tona diplomatike, ky mund të jetë një takim vendimtar kur bie fjala për të ardhmen e dialogut”.

Kujtojmë se Hecker është këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Angela Merkel.

A do të thotë kjo se po ‘vdes’ përfundimisht teza për ndarjen e Kosovës? Ende nuk mund të thuhet me saktësi, por edhe në Uashington kanë nisur të rimendojnë tezën e një zgjidhje të tillë. Dy ditë më parë, Bob Hand, një zë autoritar në Uashington kur bie fjala për çështjen shqiptare, i bëri thirrje Departamentit të Shtetit që të mos nxitohet tek marrëveshja për Kosovën.

Ndërkohë një ditë më parë, Veton Surroi tha në një intervistë televizive se kryeministri Edi Rama po përkrah tezën e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve. Sipas Der Standard, kjo tezë ka dalë së pari në dritë gjatë një takimi mes Ramës dhe homologut Aleksandër Vuçiç.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas