Teknologji

Takohemi në Facebook? Propozimi i ri i Zuckerberg për njohje afatgjata mes njerëzve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 02/05/18 |
mapo.al

Rrjeti social Facebook njoftoi sot objektivin e tij për të hyrë në tregun e faqeve të takimeve (faqe në web që mundësojnë për individët të hyjnë në kontakt) duke këmbëngulur në përpjekjet e kompanisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, sidomos pas çështjes “Cambridge Analytica”.






Mark Zuckerberg, drejtuesi i rrjetit të parë social botëror, e bëri këtë njoftim gjatë ditës së programuesve të faqes në San Jose (Kaliforni).


Ai theksoi se ky opsion i ri nuk synonte të lehtësonte takimet e përkohshme, por të ndihmonte njerëzit të ndërtonin marrëdhënie afatgjata nëpërmjet rrjetit.







“Kjo do të jetë e destinuar për të ndërtuar marrëdhënie autentike dhe afatgjata, jo vetëm në kuadrin e një nate”,- konfirmoi ai duke nënvizuar se nga mbi rreth dy miliardë përdorues të rrjetit social, rreth 200 milionë janë prezantuar si beqarë dhe se një në tre martesa në SHBA rezulton nga një takim i bërë në internet.



Shërbimi do të jetë falas ashtu si opsionet e tjera të Facebook që siguron të ardhura në sajë të reklamave, shkruan atsh.



Përdoruesit mund të krijojnë një profil takimi ndryshe nga profili në faqen e tyre në Facebook dhe partnerët potencialë do të rekomandohen në bazë të të dhënave të këtij profili.

1


Etiketa: , , ,

Pas