Aktualitet

Takon kampionin e botës në boks – Meta: Sakrificat e Robin Krasniqit, frymëzuese








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 21/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka takuar kampionin e ri të botës në boks, Robin Krasniqi.


Kreu i shtetit ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto bashkë me të në Presidencë, ndërsa shkruan se puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij janë frymëzuese.


Para pak ditësh, Robin Krasniqi shkroi me gërma të arta emrin e tij në historinë e boksit shqiptar dhe jo vetëm.



Ai u bë shqiptari i parë që shpallet kampion bote, ndonëse në boks përfaqësohet me flamurin e Gjermanisë.


Krasniqi shkurorëzoi gjermanin Dominik Bozel duke e hedhur që në raundin e 3-të me knock-out. Bozel ishte kampion bote në kategorinë WBA dhe po luftonte për të mbrojtur titullin në peshën e mesme.


Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese! Krenar për ty Robin!

 


Etiketa: ,

Pas