Bota

Taksa Covid-19 në baret dhe restorantet e botës shkakton pakënaqësi te klientët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 04/06/20 |
mapo.al

Pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19, përveç gjithë pasojave të tjera, ka sjellë edhe dëme të mëdha në ekonomitë e shumë vendeve të botës. Shumë biznese kanë qëndruar të mbyllur për disa muaj dhe do t’u duhet shumë kohë të rimëkëmben.


Pronarët e disa bizneseve, si bare e restorante, kanë filluar të mendojnë mënyra të ndryshme për t’u ringritur dhe një prej këtyre zgjidhjeve është edhe “taksa Covid-19”.


Në disa bare dhe restorante të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe po fillon të aplikohet kjo taksë, që ka shkaktuar reagime të mëdha nga klientët.



Një faturë e një restoranti në Angli bëri xhiron e rrjetit, pasi në të ishte shtuar edhe 5% e vlerës totale e faturës, si taksë për të ndihmuar biznesin pas rënies që pësoi nga pandemia.

Ndërsa në një restorant të SHBA-së, taksa Covid-19 ishte jo 5, por plot 26% e vlerës së faturës.

Shumë njerëz kanë reaguar të revoltuar rreth kësaj gjëjë, ndërsa një pakicë ka thënë se është e gatshme ta paguajë këtë taksë, për t’ u ardhur në ndihmë bizneseve të dëmtuar.


Etiketa:

Pas