Aktualitet

Taksa e biznesit – PD i përgjigjet Ballës: Riciklimi i shpifjeve, nuk ju mbulon dot







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 17/10/20 |
mapo.al

Partia Demokratike e kundërshton me fakte dhe dëshmi të forta deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, se “taksa e biznesit është zero”.


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar momente me zë dhe figurë nga takimi që kryedemokrati Lulzim Basha pati me një grup taksistësh në Tiranë, të cilët dëshmojnë realitetin e taksave dhe tarifave vendore.


 



Riciklimi i shpifjeve mbetet angazhimi kryesor i Rilindjes. Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.


E vërteta dhe faktet janë kokëforta dhe propaganda nga sendiljet e Toyota Yaris nuk i mbulon dot”,- shprehet Ina Zhupa në rrjetin social “Facebook”, krahas videos së publikuar.


 


Etiketa: , , ,

Pas