Ekonomi

Taksa e Rrugës së Kombit/ Biseda mes ministrit Gjiknuri dhe autoriteve kosovare…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 04/06/18 |
mapo.al

Në fund të kësaj jave, Qeveria e Shqipërisë pritet të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në Rrugën e Kombit, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.


Ende nuk dihet se sa do të jetë pagesa pas protestës kuksiane në 31 mars.


Autoritetet kosovare janë ende të shqetësuara për tarifën e lartë në këtë rrugë.


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara por që është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes.


“Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit”,- ka thënë Lekaj.

Sipas tij, këto tarifa janë më të lartat në Evropë dhe nuk përkojnë me gjendjen e ekonomike as të familjeve e as të biznese të të dy vendeve.

“Për këto çështje jemi shprehur prej fillimi se do të duhej të konsultoheshim ndërmjet vete, sepse jemi përveçse fqinjë edhe vende me popullatë të njëjtë dhe rrjedhimisht me ndjenja të njëjta”,- ka shtuar Lekaj.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se dy qeveritë duhet të angazhohen për të zhvilluar gjëra që bashkojnë dy vendet edhe më shumë, e jo gjëra që rrisin ndarjen.

“Po presim që të shohim nëse ka ndryshim dhe sa është ai ndryshim për këtë tarifë rrugore”, ka përfunduar Lekaj.

Ndryshe në Rrugën e kombit prej disa javësh janë duke vazhduar punimet për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç sporteleve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.


Etiketa: , , , ,

Pas