Politika

Taksa për ‘Rrugën e Kombit’, Vasili sërish thirrje: Refuzojeni, të mbrojmë djersën e shqiptarëve…





               Publikuar në : 14:23 - 04/06/18 |
mapo.al

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të refuzojnë taksën e ‘Rrugës së Kombit’.


Përmes një status në ‘Facebook’ Vasili theksoi se me qeverinë kosovare nuk është bërë asnjë konsultim.



Mes të tjerash Vasili tha se duhet të mbrohet lidhjet vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën.


REAGIMI I VASILIT:

“Taksa e rrugës se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.
REFUZOJENI !!
Te gjitha Bashkite e veriut Kukes, Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.
Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.
Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen.Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezerish.
REFUZOJENI TAKSEN.
Te mbrojme djersen e shqiptareve nga plaçkitja.
Te mbrojme lidhjen vellazerore te patjetersueshme me Kosoven,qe kjo takse po i ve minat”.


Etiketa: , , , ,

Pas