Kryeministri i vendit Rasmush Haradinaj, ka pasur një përgjigjie ndaj kërkesës së fundit të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinit, e cila tha se në takimin e sotëm me delegacionin kosovar e ka parë urgjente tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Haradinaj në një adresim për media, ka thënë se Kosova është e interesuar për tërheqje të taksës edhe sot, por kjo do ndodhte vetëm nëse Serbia sot e njeh shtetësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Taksa është vendim i Qeverisë së vendit. Qeveria e vendit vendimin e ka legjitim”.
”Ka arsye kjo dhe ne kemi informuar qeveritë e jashtme sepse është rrezikuar Siguria Kombëtare e Kosovës, është penguar Kosova në planin e jashtëm”.
”Ne jemi të interesuar ta heqim sot, nëse Serbia na njeh – nëse kjo ndodh sot e heqim”.