fbpx

ShowBizz

Tallet keq nga Olti Curri, Fjoralba Ponari nuk ngurron t’i kthehet






               Publikuar në : 11:03 - 08/05/19 |
mapo.al

Olti Curri ka ironizuar së fundmi moderatoren Fjoralba Ponari. Kjo e fundit, teksa prezantonte me Edi Manushin në “E diell”, ka bërë një gaf e cila duket se nuk i ka shpëtuar opinionistit. Mirëpo, Fjoralba duket se është prekur dhe nuk ka ngurruar t’i komentojë Oltit në “Instagram”.


“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati por është edhe çështje profesionalizmi”-ka thënë Fjoralba Ponari në emision. “Sigurisht që bukuria është çeshtje profesionalizmi… Përshembull një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si mmm… si ta them”-është shprehur Olti në videon e publikuar në rrjetin social “Instagram”.



 “E mo, po mos i prit sipas qejfit videot promocionale”– i është drejtuar ajo përmes një komenti. “Prite, qepe si të duash, lapsusi ishte yll”-i është kthyer Olti. “Çështja është se po ta ofroje të plotë, s’do kishe ç’të ironizoje ktu e ç’të kënaqje popullin”– ka vazhduar më tej moderatorja.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas