Karius ka bërë një gabim që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Ai madje ka marrë edhe kërcënime me jetë për këtë. Merkato e Liverpulit do të nisë shumë shpejt dhe duket se ata do të gjejnë një portier të ri.
Karius do të mbahet mend gjatë edhe nga një fans i Mançester Junatid, rivalit të përjetshëm të Liverpul. Ai ka bërë një tatuazh duke shkruajtur, “Kariues është një legjendë”, dhe ky tatuazh shoqërohej me datën e finales, 20.5.2018. Një veprim ndez akoma më shumë gjakrat mes tifozerive, por edhe rëndon peshën e fajit të portierit gjerman.