Intelektuali i njohur i rilindjes, T. Balla, i ka servirur dje publikut një video, ku kërkon të tregojë se si është populli ynë 90 ditë para zgjedhjeve, ç’mendon, ç’kërkon, çfarë ëndërron ai. T.Balla ka jo pak rekorde, ku ka spikatur me arrogancë e shpërfillje. Po kjo e djeshmja, është një kulm në rrekjen për t’i trajtuar njerëzit si budallenj e të mangët. Dhe është një komunikim që meriton analizë për synimet skandaloze.
I ka lënë fjalën xha Rifatit, mbi 3 minuta. Eshtë kujdesur t’i bëjë montazhin e prerjet e duhura.
Dhe ka shpallur se shqiptarët pas 8 viteve me në krye Ramën e Taulantin, nuk duan rrugë, ose shërbime, apo përfitime që i sjell qeverisja. Nuk lypin mirëqenie. T.Balla na nxjerr se ne jemi qënie pa projekte për të ardhmen, pa aspirata.
Por, kërkojmë vetëm fitoren e partisë.
Funari është një zonë e bukur dhe me histori. Ka lavdinë e vet dhe ka nxjerrë personalitete. Rilindja e ka lënë pa rrugë, po ama prej dje, kjo krahinë patriotike, ka tashmë edhe një burrë më shumë për t’u krenuar, xha Rifatin.
Militantë, apo komunistë të pa-aktualizuar me çfarë ka ndodhur, i gjen ngado.
Fjalët e Rifatit janë përzgjedhur si kumt, si mesazh nga numri dy i rilindjes, për krejt opinionin. Pra britmat e tij shoqeruar kur e kur me përplasjen e grushtit në tavolinë, janë mendimet e Taulantit.
Rifati, zëdhënësi i ri i rilindjes, thotë se na e kanë sjellë shpirtin në majë të hundës tash 7 vite ata. Ata, janë opozita që nuk merr asnjë vendim. Prej 7 vitesh e më shumë, për çdo gjë firmos Taulanti me shokë, dhe çdo gjë e ndajnë ata. Sipas xha Rifatit dhe T.Ballës, vendi dhe Shqipëria do të ishte më mirë, më e lumtur, sikur të ekzistonin vetëm socialistët dhe militantët e rilindjes.
Eshtë guxim i madh ta transmetosh atë video. Tallje e përbindshme po e po, por të thuash se demokratët dhe të tjerët që nuk mendojnë si ti, më mirë të mos ishin fare, është një lajthitje e rrezikshme.
Teza e re e intelektualit të rilindjes, që na duhet fitore edhe më e thellë, dhe se të tjerët të ikin, nuk dihet sa produktive do të jetë. Regjimi dhe Blloku që kanë në mendje këta udhëheqës, ku frymojnë vetëm ata, do të lërë jashtë jo vetëm kundërshtarët politikë. Po pjesën më të madhe të shoqërisë.
E kjo duket tek reagimet në faqen e T.Ballës në Facebook, pasi ka hedhur këtë video. Mbi 400 komente revolte. Nuk gjen dot as 3 vetë aty që e mbështesin laboratorin e ideve të reja të intelektualit të rilindjes.
Më poshtë gazeta Mapo ju sjell videon e Rifatit që është zëri i Taulanti, dhe një pjesë të reagimeve.
Reagimet në Facebook: