Koreografi Tan Brama ka organizuar Workshop-in e radhës, në akademinë e tij. Këtë herë, Brama kishte të ftuar B-Twins, dy vëllezërit binjakë, kërcimtarë të Break Dance. Brama shprehet se synon përhapjen e kulturës së kërcimit dhe për të frymëzuar të rinjtë në Shqipëri.
“Çdo muaj ftoj personazhe të njohur të fushës së kërcimit, dëshiroj që të kultivohet çdo ditë e më shumë dance-i në vendin tonë”-shprehet Brama.
Më tej ai thekson se të ftosh personazhe të njohur të fushës, ndikon më tej në motivimin e të rinjve që e kanë pasion kërcimin.
“Së shpejti, dua të kujtoj se kemi eventin e madh, Hip-Hop International dhe vëllezërit binjakë, B-Twins, do jenë pjesë e jurisë, ku do të gjykojnë e do të zgjedhin grupin fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë anë Arizona.”-tregon Brama.
Vëllezërit B-Twins, janë dy binjakë, të lindur në Tiranë dhe të rritur në Greqi. Ata kanë marrë çmime të ndryshme në Europë dhe në Ballkan. Plot pasion e talent, bëjnë më të mirën e tyre.
Me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Tan Brama ka realizuar një mini-klip të dy vëllezërve, të cilët performojnë në sheshin ‘Skenderbej’. Shikoni videon më poshtë: