Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tani fajin e ka partia, jo qeveria

by mapo.al
02/09/2021
in Kryesore, Op Ed
0

Në analizën e gjatë që i parapriu atyre pak sekondave ku shpalli emrat e qeverisë së re, Edi Rama në një lloj reflektimi, e bëri të qartë se problemet, mangësitë dhe të këqiat nuk vijnë nga qeverisja e tij tashmë në vitin e nëntë, por nga partia.

Ai evidentoi shumë gjëra që nuk shkojnë, që nga tarafet, nërhyrjet për punësim, letargjia, zënkat e shemritë, e deri tek mungesa e një projekti për të ardhmen. Sipas përshkrimit që kryetari i bëri forcën politike që drejton, PS nëse vijon kështu, është drejt një kalbëzimi dhe rrezikon jo vetëm të plaket e të kthehet në azil, por të katandiset në kashtë e koqe.



Kërkoi që PS të bëhet një organizatë e gjallë që funksionon çdo ditë, ku të ketë aktivitete edhe sociale.

Dështimet, mosrealizimet, apo fenomenet që shoqërojnë pushtetin si arroganca, vetëkënaqësia, shpërfillja e njerëzve, etj, sipas kësaj analize nuk vijnë nga qeverisja, nga ekzekutivi, nga ata që kanë në dorë vendimet dhe administrojnë buxhetin, por burojnë prej organizatave dhe strukturave socialiste.

Eshtë prej atyre që vendin tashmë e kanë në dorë një grusht njerëzish, ata kanë krijuar oligarkët, ata i kanë realizuar tenderat në 70 përqind të tyre me mangësi, prokurimet sekrete ata i kanë bërë, dhe janë ata fajtorë për 120 milionë eurot që do marrë Beketi, përgjegjës të paturp për dështimin e integrimit, për lidhjet me krimin, për mosrritjen e pagave dhe pensioneve, për shtimin e popullsisë nën varfëri.

Partia Socialiste dhe strukturat e saj, dhe jo qeveria që Rama drejton, janë arsyeja e korrupsionit të lartë.

Kjo mungesë serioziteti që u shfaq sot, nuk është thjesht tallja e radhës. Eshtë zgjedhja e bosit të rilindjes për të gjetur dikë a diçka për të fajësuar.

Sepse vendi paska ngelur peng, i pazhvilluar, i fundit, pasiqë drejtuesit e organizatave socialiste dashkan të punësojnë krushqitë e tyre në punë shteti.

Qeveria ngelet e qashtër, e pacënuar, një krijesë që bën diferencën me të ëmën e saj të përdalë.

Me frontin e ri armik që shpalli sot, kryeministri që është paradoksalisht edhe kreu i organizatës me cene e vese dhe e zhytur në sëmundjet e abuzivizmit, do ja dalë edhe ca kohë të ecë përpara me kursin e lehtë të mosmbajtjes së përgjegjësisë. Dhe kjo nuk është pak.

Tags: AnalizaEdi RamaMandati i tretePARTIA SOCIALISTEqeveria e re

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Kabineti i ri, Basha: Rama s’i gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore

Kabineti i ri, Basha: Rama s'i gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In