Kryesore

Tani fajin e ka Rovena














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 22/07/21 |
Mapo.al

Bora, një zonjushë e hijshme e rilindjes, numri dy i një ministrie, një nga këto prurjet e reja të mandatit të tretë doli sot në media për të komunikuar më të fundit lidhur me një portal qeveritar, ku supozohet se po rekrutohen më të zotët dhe ata që duan t’i shërbejnë vendit.






Po thepi i mesazhit ishte gjetkë.


Ajo shpalli se ka ikur tashmë koha kur një vend pune fitohej me mik, me ndërhyrje, apo me një arkë peshk.







Bora pra kishte në mendje ish-zevendesministren e Brendshme, e cila është në proces penal, pasi u kap në përgjime duke korrur të lashta në këmbim të një posti në administratë.



Rilindja nuk bën dot pa gjetur e shpallur armiq. Artmiqtë kanë shërbyer gjithnjë për të mbajtur ngrehur propagandën, dhe për të justifikuar mosarritjet. E po aq, për të treguar dlirësinë e tyre, integritetin e pacënuar.



Në fillim, në mandatin e parë, fajin e kishte Saliu. Pastaj Luli e PD. Më tej, aleatët, që nuk e linin timonierin të çante përpara në histori. Kur i mori të gjithë pushtetet, nisi të fajësojë BE-në. Tani nuk ka ngelur më njeri për ta vënë në target. Por një “enemy”, duhet, është i dobishëm. Dhe ja ku u shpall sot, ajo është Rovena.

Lexo edhe :  'Takohemi në Ljubjanë', Kryeministri Rama përcjell Angela Merkel në Rinas

Me Borën sot që godiste Vodën, Rama po kërkon të tregojë se ai nuk ka lidhje me mandatin që shkoi. I përket vetëm këtij të tretit. Tabula rasa, gjithçka nga fillimi. Dhe sigurisht në plan nuk e ka të mbajë asnjë përgjegjësi për sëmundjen e përhapur gjërësisht të punësimit militant apo me mik, apo të përfitimit nga qeveritarët, çka thjesht e nxori në sipërfaqe rasti në fjalë, i kapur krejt rastësisht nga SPAK.

Dhe kur vijmë tek SPAK, është e qartë tashmë strategjia e re e kryeministrit. Ai do të shfaqet gjithë kohës si zëdhënës i kësaj strukture të re të drejtësisë, duke u përpjekur të marrë kredite nga rezultatet që do të sjellë lufta ndaj korrupsionit.

Eshtë gati bosi i rilindjes të sakrifikojë këdo, të bëjë kurbane pa fund, për të ruajtur imazhin dhe pushtetin personal. Kjo është kuptuar mirë në kampin e shumicës, ndaj një si vello e zezë heshtjeje e ankthi ka rënë andej. Jo pak vetë presin me gjumë të prishur, se kush e ka radhën nesër.

Për secilin që do të kërcasin prangat, një gjë dihet fort mirë. Aty do të nxjerrë krye disi edhe Edi Rama për të përfituar pakëz lavdi, sikur gjuetia ndaj abuzuesve të jetë vepër e atij vetë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas