Aktualitet

“Tani jam mirë, por ishte një shok i madh”, mbrojtësi i Juventusit tregon gjendjen shëndetësore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 16/03/20 |
mapo.al

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka folur pas prekjes me Koronavirus. Në faqen zyrtare të Juventusit, Rugani iu përgjigj pyetjeve të disa tifozëve bardhezi, ku sqaroi dhe situatën e tij aktuale shëndetësore..


Po ndihem mirë, gjithmonë kam qenë mirë. Nuk kisha simptoma, kam qenë me fat. Gjithsesi, ishte një goditje e rëndë psikologjike, jo vetëm për mua, por dhe për shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që më rrethonin.



Ishte një shok i madh, pasi dhe mediat ndikuan në përhapjen e menjëhershme të lajmit. Dua të falënderoj të gjithëve ju që më dërguat mesazhe mbështetëse dhe jam i bindur se të gjithë së bashku, do ta kalojmë këtë situatë të vështirë”, tha mbrojtësi juventin.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas