Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tanket në kufi me Kosovën, MEPJ thirrje Serbisë: Mos provokoni, tërhiquni

by mapo.al
26/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i bëri thirrjes Serbisë të tërheqë Forcat e Armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës.

Në një njoftim për mediat, Ministria jonë e Jashtme u shpreh e shqetësuar për dërgimin e Forcave të Armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.

Gjithashtu qeveria shqiptare u beri thirrje palëve t’i drejtohen dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan. Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.

Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt ç’tensionimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut.”- shprehet MEPJ.

Tags: forcat ne kufi me KosovenMEPJSerbia

JU SUGJEROJME

Rrahu djalin e tij dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrahu djalin e tij dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

11/07/2022
Çiftet tashmë mund të divorcohen edhe te noteri, pa shkuar në gjykatë
Aktualitet

Çiftet tashmë mund të divorcohen edhe te noteri, pa shkuar në gjykatë

11/07/2022
Putin mesazh urim për Bajram Begajn, “shëndet dhe suksese në detyrën e tij”
Bota

Kodorkovski: “Me Putinin të gjallë nuk ka paqe. Të bisedohet nuk ka kuptim”

11/07/2022
“Brezi i krizës; lufta në Ukrainë, kriza e klimës, korona”
BE

“Brezi i krizës; lufta në Ukrainë, kriza e klimës, korona”

11/07/2022
Next Post
Burri rreh ish-gruan, i vjen në ndihmë dhe i vëllai, policia i shpall në kërkim

Burri rreh ish-gruan, i vjen në ndihmë dhe i vëllai, policia i shpall në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Rrahu djalin e tij dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë
  • Çiftet tashmë mund të divorcohen edhe te noteri, pa shkuar në gjykatë
  • Kodorkovski: “Me Putinin të gjallë nuk ka paqe. Të bisedohet nuk ka kuptim”
  • Njëzet e shtatë vjet nga masakra e Srebrenicës, “Nuk duhet ta marrim paqen si të mirëqenë”
  • “Brezi i krizës; lufta në Ukrainë, kriza e klimës, korona”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In