Aktualitet

Tanket ruse bien nga 1500 metra, shkatërrohen se nuk u hap parashuta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 25/09/19 |
ro ot

Dy tanke rusë u shkatërrua plotësisht pasi ranë nga një avion që po fluturonte mbi 1500 metra, gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake, pasi parashutat që duhet t’i zbrisnin në tokë nuk u hapën. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se brenda tankeve nuk kishte personel ushtarak dhe asnjë person nuk ishte lënduar në tokë.


Incidenti i sikletshëm ndodhi gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake mes tetë shteteve të Azisë, mes tyre edhe Rusia, Kina dhe India. Presidenti rus Vladimir Putin ka ndjekur nga afër stërvitjen, por nuk është konfirmuar nëse ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit.


Sipas disa zyrtarëve, shkak i aksidentit ishte era e fortë, por edhe gabimi i ushtarëve që lëshuan tanket në këto kushte atmosferike. “Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të parashutave, tanket ranë në tokë dhe u shkatërruan”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.


Në stërvitje marrin pjesë edhe ushtritë e Pakistanit, Kirgizistanit, Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, në total 128000 efektivë.


<
>
18811308-7493437-image-a-19_1569221869700 18811232-7493437-image-a-17_1569221263320 18811314-7493437-image-a-15_1569221239864 18811312-7493437-Russia_s_Defence_Ministry_said_nobody_was_on_board_the_transport-a-20_1569223291884 18811318-7493437-image-a-14_1569221234670 18811310-7493437-image-a-12_1569221157854 18811230-7493437-image-a-18_1569221269261



Etiketa: , ,

Pas