Lazio ia doli të rrëmbejë trofeun e Kupës së Italisë, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare foli për Lazio Style Channel duke thënë: “Ishte një vit i vështirë me ulje dhe ngritje, kemi humbur betejën për Ligën e Kampionëve, por një trofe mbetet në histori. Suksesin ia kushtoj të gjithë tifozëve të Lazios dhe të gjithë njerëzve tanë”.
Ndërkohë edhe ekpi i Juventusit e ka uruar Lacion nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ për fitoren e Kupës, ndërkohë që të dyja skuadrat do të ndeshen verën e ardhshme për Superkupën e Italisë.