fbpx

Rajoni

“Tarifa 100 %”/ Ramush Haradinaj: Hiqet kur të njihet Pavarësia





               Publikuar në : 18:14 - 03/12/18 |
mapo.al

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do të respektohet vendimi i qeverisë për tarifën e mallrave, por ai mund të anulohet nëse Serbia vendos të njohë Pavarësinë e shtetit të Kosovës.


“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe Marrëveshja me Treti të Lirë me Serbinë”,  theksoi ai.



Këtë deklaratë  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e bëri pas takimit që zhvilloi me Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn.


Shefi i ekzekutivit të Kosovës deklaroi mes tjerash se nëse ka nevojë për barna dhe Ilaçe, qeveria që ai drejton nuk  do të bllokojë në asnjë momente kalimin e tyre drejt Serbisë.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai është shprehur se ka shpresë se çështja e vizave për Kosovën do të futet në agjendën e Këshillit të BE-së. “Këshilli ka mbledhje në çdo tre muaj. Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm Kosovës dhe për këtë kanë marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve.

Kurse për deputetët e Listës Serbe, që janë ngujuar në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj, ka ftuar ata që të shkojnë dhe të bisedojnë. “Kjo është masë mbrojtje për Kosovën, kjo ka të bëj me Serbinë dhe jo me qytetarët e Kosovës”, tha ai.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas