Ka nisur prej orës 12:00 testimi i funksionimi i 4 sporteleve të tarifimit të automjeteve në rrugën e kombit.
Testimi po kryehet vetëm mbi automjetet e punonjësve të kompanisë.
Burime nga Fax News bëjnë me dije se brenda javës nis zyrtarisht lëvizja e automjeteve të qytetarëve përmes sporteleve.
Gjithashtu mësohet se janë drejt përfundimit procedurat për vendosjen e tarifës prej 5 eurosh.
Fax News bën me dije se ka patur disa reagime ndaj pagesës së tarifës nga qytetarët gjatë orëve të paradites, jo sepse nuk duan të paguajnë, por siç mësohet sepse sipas tyre tarifa është e lartë.
Punonjësit janë vendosur tashmë në katër sportele, pritet të vendosen edhe në dy sportele të tjera.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e pyetur nga Fax Neës për tarifën e re prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit, ka reaguar duke treguar marrëveshjen e koncesionit mes Ministrisë dhe konsurciumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC -Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a.
Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës së koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morinë”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:
Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.
Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.
Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.
Foli ministria por nuk sqaroi gjë. Sqaroi emrat e disa marrëveshjeve dhe kaq.
Së pari autostrada është paguar nga buxheti i shtetit (taksat).
Së dyti çmimi vendoset për çdo vit mbi bazën e shpenzimeve që do bëhen për mirëmbajtjen e rrugës.
Së treti preventivi i shpenzimeve që parashikohen ti paraqitet KLSH dhe Institutit të ekspertëve kontabël që të verifikojnë sasinë dhe vlerat e caktuara për çdo mirëmbajtje. Të mos bëhet me tendera sepse tenderata i tre katër fshijnë vlerat e numrave.
E katërta të mos lejohen borde në subjektin që do kryejë mirëmbajtjen e rrugës.
Së fundi të kontrollohet çdo tre muaj nëse janë kryer shërbime mirëmbajtje ose jo dhe për çdo parregullsi me afate dhe shërbim të pa kryer, të gjobitet subjekti me 1/3 e shumës së shërbimir të pa kryer. Sigurisht shuma e parashikuar për tu kryer shërbimi dhe nuk u krye të mos paguhet.
Dhashë këto mendime, si person jashtë këtyre punëve, por le të shërbejnë si linjë që duhet ndjekur me seriozitet nëse duam luftë kundër korrupsionit.
Unë e mendoj se pas një viti subjkti që do vjelë këto taksa në fund të vitit, pa bërë asgjë, paratë do ti marrë dhe do të thotë se ka falimentuar. Jo! Shumë mirë. Kush e pengon?
Xha Spiroja