Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tasim Mehmeti: Do të futemi në Çamëri me vallen e “Osman Takës”

by mapo.al
15/06/2020
in Arkiva 2
0

Pjesëtarët e komunitetit çam që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri vazhdojnë të këmbëngulin në realizimin e disa prej kërkesave dhe atyre që janë të drejtat e tyre.

Kapitulli i dhimbshëm nis në vitin 1913 dhe 1944-1945, në fundin e Luftës së Dytë Botërore kur u arrit që nëpërmjet një sistemi të planifikuar të spastrimit etnik dhe gjenocidit të shpërngulej 90% e popullsisë së shqiptarëve të Çamërisë drejt Shqipërisë dhe drejt Turqisë dhe të vriten 20% e kësaj popullsie.

E ndërkohë sot, në vazhdën e kërkesave tashmë historike, 27 qershori, është prova e një arritje për këtë komunitet, si miratimi i ligjit në parlamentin e Shqipërisë, që njeh 27 qershorin si ditën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë apo miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por edhe pse shumë dekada të kaluara nga masakrat ndaj popullatës çame dhe shpërnguljes së tyre, ata sot funksionojnë dhe ngrenë zërin përmes subjekteve politike, shoqatave e nismave që kanë në qendër lobimin për kauzat e tyre dhe një sërë kërkesash që kanë në adresë të shtetit shqiptar dhe Greqisë. E një prej tyre është edhe organizata “Republika Çame”, që ka si përfaqësues të saj, Tasim Mehmetin, i cili foli për këto probleme në A2.

Mehmeti u shpreh se çështja është kthyer në biznes nga drejtuesit e vendit. “Fillimisht është krijuar shoqata “Çamëria”, por gjatë rrugës është sabotuar kjo pjesë. Ne kemi pasur deputetë në parlament nga PDIU-ja, por asnjëherë nuk kanë mbajtur një interpelancë në Bashkimin Evropian. Fryma duhet të shkojë në BE dhe në SHBA. Problemi çam ka rënë në duar që çështjen tonë ata që drejtojnë sot e kanë kthyer këtë çështje në biznes. Ky është një faktor që dihet tashmë. Dule na ngre çështje, ndërsa ne nuk e ngremë zërin. Faji është edhe i yni. Politika shqiptare duhet të zgjohet. Ky është shekulli i shqiptarisë dhe nuk duhet ta kthejmë në biznes”.

Mehmeti u shpreh më tej se nuk kërkohet destabilizim, por thekson se aktualisht po punohet edhe nga brenda Greqisë.

“Ne e kemi shpallë shtetin tonë. Shenja është dhënë me Kosovën dhe tashmë ne duhet ta shpallim autonomia atë. Komuniteti çam duhet të zgjohet, politika shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë. Ne do të hyjmë në Çamëri me vallen e Osman Takës. Ne nuk e djegim Shqipërinë për Çamërinë. Do të hymë në Çamëri pa një pushkë. Ne po punojmë edhe brenda territorit me vëllezërit tanë ortodoksë.

Unë kam qenë në Greqi në ato zona, po ngremë edhe andej një farë fryme. Edhe shteti grek nuk investon më në ato zona. Ne si shqiptarë të Çamërisë jemi përzënë si myslimanë dhe si shqiptarë. Ata e kanë mbajtur gjuhën, ata flasin shqip. Gjuha dhe zakonet janë si pjesa e Labërisë. Atje duhet pak punë nga brenda. Ne po punojmë, por jo për të krijuar destabilizim atje. Ne jemi në të drejtën tonë”, u shpreh Tasim Mehmeti./ A2

Tags: ÇamëriaTasim Mehmeti

JU SUGJEROJME

Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Ky sezon veror, pa problematika
Arkiva 2

Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Ky sezon veror, pa problematika

14/05/2022
Pentagoni i bën thirrje Rusisë për armëpushim
Arkiva 2

Pentagoni i bën thirrje Rusisë për armëpushim

13/05/2022
Eklipsi, hëna do të bëhet e kuqe në fundjavë: ja ku mund ta shihni
Arkiva 2

Eklipsi, hëna do të bëhet e kuqe në fundjavë: ja ku mund ta shihni

13/05/2022
Rusia bombardon në befasi Odesën
Arkiva 2

Rusia bombardon në befasi Odesën

09/05/2022
Next Post
Grabitje dhe vendosje eksplozivi/ Të arrestuarit sot në Tiranë tmerri i njësive 5 dhe 7

Grabitje dhe vendosje eksplozivi/ Të arrestuarit sot në Tiranë tmerri i njësive 5 dhe 7

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ishin shpallur në kërkim, arrestohen babai dhe dy djemtë
  • Erdogani vazhdon mosmarrëveshjen me NATO-n për Finlandën dhe Suedinë
  • ISHMT reagon pas këputjes së ashensorit në QSUT: Nuk ishte i regjistruar
  • Ç’do të ndodhë kur Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO?
  • Meta reagon për shkrimin në median austriake: Ju duket Vasili si Trump?



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In